KFOR-i tërheq nga Jarinja nëntë policë kosovarë me sëmundje kronike

HomeLajme

KFOR-i tërheq nga Jarinja nëntë policë kosovarë me sëmundje kronike

Nëntë zyrtarë të Policisë së Kosovës janë tërhequr nga pika kufitare ne Jarinjë. Tërheqjen e këtyre policëve që ishin të bllokuar prej ditësh e ka

Takohen dy kryetarët e komunave fqinje, Rahimaj dhe Hyseni flasin për bashkëpunim mes dy komunave
Qeveria ka kohë deri në orën 16:00 për projektligjin për tërheqjen e parave nga Trusti
Qentë endacak rrezikojnë jetën e qytetarëve, Alban Hyseni në gjumë dimëror

Nëntë zyrtarë të Policisë së Kosovës janë tërhequr nga pika kufitare ne Jarinjë.

Tërheqjen e këtyre policëve që ishin të bllokuar prej ditësh e ka mundësuar KFOR-i.

Kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, ka thënë për KlanKosova.tv. se fjala është për policët të cilët kanë qenë me terapi mjekësore.

“Nuk është se ka përkeqësim të gjendjes së tyre shëndetësore, por bëhet fjalë për policët me sëmundje të ndryshme kronike, pra ata që kanë qenë duke përdorur terapi”, është shprehur Zeqiri.

“Janë gjashtë policë dhe tre police që janë transportuar nga KFOR-i, në mënyrë që të mos rrezikohet më shumë shëndeti i tyre”.