KFOR: Jemi të gatshëm të miratojmë çdo masë të nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt

HomeLajme

KFOR: Jemi të gatshëm të miratojmë çdo masë të nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt

KFOR-i dhe EULEX-i, sot kanë zhvilluar stërvitje të përbashkëta “Joint Venture 22”, në kuadër të bashkëpunimit ekzistues në fushën e sigurisë në Kosov

78.5% të qytetarëve të anketuar e përkrahin interesimin masiv të kosovarëve për të migruar në shtete tjera
Kurti me mesazh për serbët e Kosovës: Ruajeni qetësinë, mos u ndikoni nga regjimi autoritar në Beograd
VIDEO/ “A robtë ia q*fsha” – Kush shau në Kuvend pas tensionimit të situatës

KFOR-i dhe EULEX-i, sot kanë zhvilluar stërvitje të përbashkëta “Joint Venture 22”, në kuadër të bashkëpunimit ekzistues në fushën e sigurisë në Kosovë.

KFOR-i ka njoftuar se stërvitja u krye në modalitetin e tavolinës, me inskenime të shpeshta të informacionit të ri të krijuar për të testuar aspektet më delikate të krizave dhe menaxhimit të konflikteve në një mjedis të përbashkët operacional.

“Qëllimi i stërvitjes, i zhvilluar nën drejtimin e zëvendëskomandantit të KFOR-it, gjeneral brigade Luca Piperni, ishte të kontrollohej niveli i gatishmërisë në menaxhimin e emergjencave në mënyrë të koordinuar ndërmjet organizatave ndërkombëtare të sigurisë si KFOR-i dhe EULEX-i”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

KFOR-i thotë se i është i gatshëm të miratojë çdo masë të nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

“Misioni i NATO-KFOR-it është të kontribuojë për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në të gjithë Kosovën, siç është mandatuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në prani të çdo lloj paralajmërimi që mund të ndikojë në situatën e sigurisë, KFOR-i është i gatshëm të miratojë çdo masë të nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, për të mirën e njerëzve që jetojnë në Kosovë”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.