KFOR sot largon edhe disa kamionë që shërbyen si barrikada në veri, mbyllen dy rrugë

HomeLajme

KFOR sot largon edhe disa kamionë që shërbyen si barrikada në veri, mbyllen dy rrugë

Gjatë ditës së sotme, njësitet e KFOR-it do të largojnë mjetet e rënda (kamionët) e dëmtuar, të cilët kanë qenë të vendosur në lokacionin e quajtur “P

Bedri Hamza deklarohet pasi u shpall fitues pa balotazh nga Exit Poll-et: Ky është shpirti i Mitrovicës
Në 27 shkolla të Kosovës po mbahet mësim online, një e mbyllur
Mehaj: Nga sot, në Ushtrinë e Kosovës të drejtë aplikim kanë të gjithë të rinjtë deri në 25 vjeç

Gjatë ditës së sotme, njësitet e KFOR-it do të largojnë mjetet e rënda (kamionët) e dëmtuar, të cilët kanë qenë të vendosur në lokacionin e quajtur “Përroi i Zhazhës”.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media, shkruan Reporteri.net.

Policia njofton se, për shkaqe pune dhe sigurie, nga mëngjesi një korsi e rrugës mbyllet për qarkullim, përderisa në mesditë përreth dy orë do të mbyllet komplet rruga për qarkullim në drejtimin Mitrovicë – Jarinje, deri sa të largohen mjetet e rënda, për t’u mundësuar qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve.

“Policia e Kosovës përmes këtij njoftimi zyrtar bën të ditur se sot njësitet e KFOR-it do të largojnë mjetet e rënda (kamionët) e dëmtuar, të cilët kanë qenë të vendosur në lokacionin e quajtur “Përroi i Zhazhës”.

Për shkaqe pune dhe sigurie, nga mengjesi një korsi e rrugës mbyllet për qarkullim, përderisa në mesditë përreth dy orë do të mbyllet komplet rruga për qarkullim në drejtimin Mitrovicë – Jarinje, deri sa të largohen mjetet e rënda, për t’u mundësuar qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve.

Përgjatë kësaj kohe njësitet policore do të asistojnë KFOR-in, si dhe do të ri-orientojnë trafikun”, njofton Polica.

Kujtojmë se të martën KFOR ka larguar edhe kamionët e djegur që kishin shërbyer si barrikada tek lokacioni i njohur si “Shkëmbi i Dudës”.