Kishte bërë tatoo thënien e famshme të Agim Ramadanit, përjashtohet nga FSK i riu nga Gjilani

HomeLajmeLokale

Kishte bërë tatoo thënien e famshme të Agim Ramadanit, përjashtohet nga FSK i riu nga Gjilani

Para disa ditëve nëpërmjet një postimi Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj kishte njoftuar se kanë filluar trajnimin bazik 308 rekrutë nën komandën e do

Ekipet mobile në Gjilan u shkojnë në shtëpi votuesve
‘Shoferi ra në gjumë, ose defekt teknik’ – Zbulohen dyshimet e para për aksidentin e autobusit nga Kosova në Austri
Të rinjtë konsumuesit më të mëdhenj të drogave? Edhe një i mitur kapet me marihuanë në Gjilan

Para disa ditëve nëpërmjet një postimi Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj kishte njoftuar se kanë filluar trajnimin bazik 308 rekrutë nën komandën e doktrinës dhe stërvitjes së FSK-së, por jo për të gjithë rekrutet kjo përzgjedhje shkoi siç duhej shkruan 06 Press.

I riu nga Gjilani Ermelind Kastrati ka treguar se para një viti kishte aplikuar për tu bërë pjesë e FSK-së dhe pasi që kishte kaluar testet ishte ftuar për trajnimin bazik por që ëndrra e madhe që kishte për ti shërbyer Kosovës ju ndërpre shkaku i një shkrimi të cilin e kishte bërë në krah me thënien e Komandantit Agim Ramadani – Katana të cilin e ka idolizuar që nga fëmijëria.

“Mu shterrshin sytë nëse pushoj, lirinë tënde me ëndërrue, mallkue qoftë gjaku im, nëse m’vrasin pa luftue! “

Ky është njoftimi i tij i plotë:

1 Vjet u bonen prej Aplikimit në FSK , edhe ne fund erdh lajmi qe u pranum shkum te hanen ja nisem trajnimit sot na erdh mesazhi qe duhet me liru kazermen nja 10-13 persona se kemi tattoja per qudi, asnje ushtar as ne kosov e as jasht kosoves nuk ka tatu , ndryshoni ligje o njerz se me prit 1 vjet edhe fund met hek veq qe ekom ni tato si :

Mu shterrshin syt nese pushoj
Lirine tende me endrrue
Mallkue qoft gjaku im
Nese mvrasin pa luftue,

Ky sen osht marre psiqikisht na keni lodh mu e qata 13 persona qe 2 dit mrenaa pa
Dit qe apovazhdojm a po na hekni MARRE ska shtet as kurr ska me pas.