Kjo është 22 vjeçarja nga Gjilani që humbi jetën sot në aksident trafiku

HomeLajme

Kjo është 22 vjeçarja nga Gjilani që humbi jetën sot në aksident trafiku

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Stanishor të Gjilanit, ku si pasojë ka humbur jetën një vajzë 22 vjeçare. Burime të

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Stanishor të Gjilanit, ku si pasojë ka humbur jetën një vajzë 22 vjeçare.

Burime të Portalit 06 Press tregojnë se 22 vjeçarja që ka humbur jetën në aksident trafiku është Jetmira Mushica.

Këtë e kanë konfirmuar edhe familjarët e saj të cilet kanë njoftuar për rastin e vdekjes tragjike të saj shkruan 06 Press.

Rastin gjatë ditës e ka konfirmuar edhe Policia e Gjilanit,  ku zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur se deri te vet aksidenti ka ardhur kur vetura , me tabela 06 ka qenë duke lëvizur në rrugën Novobërdë – Gjilan, në fshatin Stanishor, i njëjti ka qenë ne veturë me katër anëtar të familjes, bashkëshorten dhe tre fëmijë, dhe dyshohet për shkak kushteve atmosferike i njëjti ka humb kontrollin mbi automjetin dhe rrokulliset duke rënë jashtë rrugës, me ç ‘rast ka humbur jetën viktima F.K.SH, rreth 22 vjeçare.

“Ju njoftojmë se më datën 01.02.2022, rreth orës 13:24, kemi pranuar një informatë, se në rrugën Novobërdë – Gjilan, në fshatin Stanishor ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet dhe lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet relevante, në vendin e ngjarjes mjeko ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Të lënduarit tjerë janë dërguar për ndihmë në spitalin rajonal në Gjilan. /06Press/