Hasan Berisha ka mbetur i vrarë dje në Kaçanik ndërsa vëllai i tij Kastriot Berisha i plagosur. Kastriot Berisha është dërguar në Qendrën Klinike U
Hasan Berisha ka mbetur i vrarë dje në Kaçanik ndërsa vëllai i tij Kastriot Berisha i plagosur.
Kastriot Berisha është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim.
Por si ndodhi i gjithë rasti?
Krimi ka ndodhur në lokacionin e njohur si “Fusha e Pajtimit” ”, përballë Varrezave të Dëshmorëve, në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.
“Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri ndaj dy viktimave meshkuj kosovarë. Si pasojë e të shtënave njëri nga viktimat ka ndërruar jetë ndërsa tjetri është dërguar në spital në gjendje të rëndë pa vetëdije. Të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Në lidhje me rastin dy të dyshuar gjenden në arrati”, thuhet në njoftim.