Klitschko falënderon Kosovën: Pasi ju u çliruat nga Serbia edhe ne do çlirohemi nga Rusia

HomeLajme

Klitschko falënderon Kosovën: Pasi ju u çliruat nga Serbia edhe ne do çlirohemi nga Rusia

Klitschko falënderon Kosovën: Pasi ju u çliruat nga Serbia edhe ne do çlirohemi nga Rusia Kryetari i kryeqyteti ukrainas Kiev, Vitaly Klitschko

Policët kërkojnë shtesa për punën e kryer gjatë pandemisë
Këta janë 5 të arrestuarit për vjedhjen e gypave që përçojnë oksigjenin në Spitalin e Gjilanit
Hyrja me para, gjilanasi zgjedhë të mos paguaj, futet fshehurazi në lokal
Klitschko falënderon Kosovën: Pasi ju u çliruat nga Serbia edhe ne do çlirohemi nga Rusia
Kryetari i kryeqyteti ukrainas Kiev, Vitaly Klitschko, mori pjesë në Forumin Ekonomik në Davos të Zvicrës.
Klitschko në një intervistë për gazetën shqiptare në Zvicër Le Canton 27.ch, ka falënderuar shqiptarët dhe Kosovën për solidaritetin me popullin ukrainas.
“Më vjen shumë mirë që takoj për herë të parë një gazetar shqiptar, një rast i mirë për t’ju përcjellur një mesazh juve, popullit shqiptar në ballkan. Kemi dëgjuar e lexuar se edhe ju shqiptarët si ne ukrainasit jeni njerëz të paqës, liridashës, por edhe luftarak që e do nevoja, që na e imponon ndokush. Ne sot po luftojmë kundër regjimit rus që po tenton të okupoj vendin tonë-Ukrainën që mëse 100 ditë, sikur ju që ishin dikur të okupuar nga Serbia…”, tha Klitschko.
Ish-kampioni botëror në boks u shpreh se shpreson që një ditë Ukraina do ta kthejë me të mira “Besoj se përveç Zotit, edhe ne Ukraina do t’ia kthejmë me të mira këtë mbështetje për vendin tonë, për popullin tonë..”.
“Faleminderit Kosovë, faleminderit shqiptarë! Pasi ju u çliruat nga Serbia edhe ne do çlirohemi nga Rusia!”.
Kryetari i Kievit së bashku me vëllain e tij, Vladimir Klitschko, u vunë në mbrojtje të popullit duke luftuar në front.