Ministria e Punëve të Brendshme e ka nxjerrë sot Projektligjin për paga në konsultime publik, qëllimi i të cilit është përcaktimi dhe rregullimi i sis
Ministria e Punëve të Brendshme e ka nxjerrë sot Projektligjin për paga në konsultime publik, qëllimi i të cilit është përcaktimi dhe rregullimi i sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Pagat e punëtorëve llogariten duke e shumëzuar koeficientin e pagës për pozitën (nga 1 – 18 sipas projektligjit aktual) me vlerën monetare të koeficientit që mendohet se do të jetë 120 euro.
Në dokumentin e plotë i cili është publikuar nga Zyra e Kryeministrit, janë koeficientet e propozuar për punëtorët e shtetit, sipas të cilëve është propozuar që të jetë paga e secilit.
Me koeficientin më të lartë prej 18, prin presidenti i vendit, i cili pasohet nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese i cili ka koeficientin 17.5.
Pas tyre janë renditur kryeministri dhe kryetari i Parlamentit të Kosovës, me 17.
Me projektligjin e ri të pagave do të ketë ndryshim edhe në kategorizimin e pagave të kryetarëve të Komunave.
Varësisht nga numri i banorëve, do të ndryshojnë edhe pagat për kryetarët që drejtojnë ato Komuna.
Me këtë kategorizim, kryetari i kryeqytetit do të ketë koeficient të veçantë i cili nëse “përkthehet” në vlerë monetare i bie të paguhet 1,800 euro. Kurse rreth 250 euro më pak do të marrin kryetarët e Prizrenit dhe Ferizajt që menaxhojnë qytete me mbi 100 mijë banorë.
Në gjyqësor prinë Kryetari i Gjykatës Supreme më koeficient 17. Po aq është paraparë të jetë edhe për Kryeprokurorin e Shtetit. Komandanti i FSK-së ka koeficient 15, kurse me 0.5 më pak vjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.
Mësimdhënësit në shkollat e mesme të lartë është propozuar të vlerësohen me koeficient prej 5.8.
Projektligji duhet të kalojë procedurat e konsultimeve paraprake dhe publike, si dhe pas miratimit në Qeveri e Kuvend, do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Ky projektligj hyn në fuqi tetë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Numri i punonjësve që marrin paga nga buxheti i Kosovës është rreth 83 mijë veta.
Paga mesatare bruto për vitin 2021, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është 484 euro.