Komnadanti i ri i KFOR-it Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilan

HomeLajme

Komnadanti i ri i KFOR-it Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilan

Në kuadër të bashkëpunimit me KFOR-in turk patëm një vizitë nga komandanti i ri i KFOR-it turk për regjionin e Gjilanit, Majori Oral Ates, të cilin e

5 gjilanas rrihen me njëri-tjetrin, bëhen për spital
“Rrymë 24/7, shkarkim të ministres Rizvanolli”, sot protestohet para Qeverisë dhe KEDS-it
“Çelësi për t’i dhënë fund luftës”, Zelensky bën thirrje për bisedime me Putinin

Në kuadër të bashkëpunimit me KFOR-in turk patëm një vizitë nga komandanti i ri i KFOR-it turk për regjionin e Gjilanit, Majori Oral Ates, të cilin e njoftuam mbi gjendjen aktuale në SPGJ dhe me mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

Majori Ates me bashkëpunetorët e tij premtuan vazhdimin e bashkëpunimit dhe treguan mundësitë e ndihmës për SPGJ në paisje mjekësore përmes ndërmjetësimit me organizatat e ndryshme bamirëse të Turqisë mike.

Menaxhmenti i spitalit është falenderues për bashkëpunimin e deritanishëm me KFOR-in Turk dhe jemi të interesuar që këtë bashkëpunim në fushën e shëndetësisë ta vazhdojmë përherë sepse është shtytje për përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve për pacientët e Spitalit të Përgjithshëm Gjilan.