Komuna e Gjilanit: A keni dalë sot a jo, dilni sa të doni

HomeLajme

Komuna e Gjilanit: A keni dalë sot a jo, dilni sa të doni

Një apel që bëri sot Komuna e Gjilanit u vlerësua si i çuditshëm. Përmes një njoftimi publik, kjo komunë njoftoi se Këshilli Komunal për Siguri në Bas

Mërgimtari nga Zvicra fejohet ditën e zgjedhjeve: Tregon arsyet përse zgjodhi këtë datë
Kërkohet urgjentisht gjak 0+ nga ata që e kanë kalu Covid 19, për një pacient nga Gjilani
Flet Isa Mustafa: Referendum që rrëzoi referendumin e Albinit e Vjosës

Një apel që bëri sot Komuna e Gjilanit u vlerësua si i çuditshëm. Përmes një njoftimi publik, kjo komunë njoftoi se Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) u bën thirrje qytetarëve që të përmbahen nga dalje e panevojshme, raporton Gazeta Sinjali.

Krejt kjo, sipas këtij këshilli, të bëhet në mënyrë që t’u lihet më shumë hapësirë mërgimtarëve, derisa ndodhen këtu për pushime.

Mirëpo, reagimet kundër këtij apeli, e kanë shtyrë Komunën e Gjilanit që të dalë në një sqarim.

Nga Zyra e Kryetarit, Lutfi Haziri, kanë ngacmuar qytetarët duke i pyetur nëse kanë dalë sot ose jo dhe duke u thënë që të dalin sa të duan, vetëm të respektojnë masat antiCOVID.

“A keni dalë sot a jo? Sa për sqarim, informata e sotme ka qenë citim nga mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në frymën e asaj që të kemi më shumë kujdes për veten dhe sidomos për mërgimtarët, duke ditur kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për ne dhe meqë, përveç tjerash, rreziku nga pandemia nuk ka kaluar. Përndryshe, dilni sa të doni. Natyrisht, duke respektuar masat në fuqi”, thuhet në sqarimin e kësaj zyre.