Komuna e Gjilanit, fituese e Çmimit Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer (ELoGE)

HomeLajme

Komuna e Gjilanit, fituese e Çmimit Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer (ELoGE)

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pranuar sot Çmimin Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer nga Shoqata Evropiane për Demokraci Lokale – A

Mbi 221 mijë bashkatdhetarë arritën në Kosovë gjatë muajit korrik
Rreth 40 mijë persona e humbën vendin e punës në vitin 2021, shuhen 1 mijë biznese
Policia dhe ATK zbarkojnë në klinikën për transplantimin e flokëve në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pranuar sot Çmimin Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer nga Shoqata Evropiane për Demokraci Lokale – ALDA.

“Komuna e Gjilanit ka përfunduar me sukses procesin e Çmimit Evropian të Qeverisjes së Shkëlqyer (ELoGE) dhe ka arritur një nivel të lartë të qeverisjes, të krahasuar me 12 Parimet e Këshillit të Evropës në kuadër të Qeverisjes së Mirë Demokratike”, ka thënë kryetari Hyseni.

“Ne do të vazhdojmë të angazhohemi dhe të përkushtohemi në përmirësimin e performancës komunale dhe ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë. Për një qeverisje të drejtë dhe transparente”, është shprehur ai.