Komuna e Gjilanit, njofton qytetarët se nga mëngjesi është duke u ballafaquar me pengesa në rrjet përkatësisht në Sistemin e Gjendjes Civile dhe në Intranet

HomeLajme

Komuna e Gjilanit, njofton qytetarët se nga mëngjesi është duke u ballafaquar me pengesa në rrjet përkatësisht në Sistemin e Gjendjes Civile dhe në Intranet

Të nderuar qytetarë të komunës së Gjilanit, Ju njoftojmë se që nga mëngjesi i ditës së sotme jemi ballafaquar me pengesa në rrjet përkatësisht në S

Gjykata merr vendim për 22-vjeçarin nga Gjilani që dyshohet se kreu dy grabitje brenda 1 jave
Kurti: Mbështesim plotësisht NATO-n dhe BE-n në dënimin e agresionit të Rusisë
Del pagesa e parë për shtesat e fëmijëve

Të nderuar qytetarë të komunës së Gjilanit,

Ju njoftojmë se që nga mëngjesi i ditës së sotme jemi ballafaquar me pengesa në rrjet përkatësisht në Sistemin e Gjendjes Civile dhe në Intranet, me ç’rast kohë pas kohe janë duke u krijuar radhë të pritjes së qytetarëve për marrjen e shërbimeve.

Kjo problematikë është reflektuar në të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës, pasi që sistemi është unik për të gjitha Komunat.

Më tutje, ju njoftojmë se jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente me kërkesë për reagim sa më të shpejt në sanimin e gjendjes së krijuar.

Zyrtarët e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme janë duke e dhënë maksimumin e tyre, për të trajtuar me prioritet të gjitha çështjet që parashtrohen!

Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj!

Me respekt,
Doruntina Hasani
Drejtoreshë e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme
Komuna e Gjilanit