Konfirmohen 1,370 raste të reja me koronavirus në Kosovë, një i vdekur

HomeShëndeti

Konfirmohen 1,370 raste të reja me koronavirus në Kosovë, një i vdekur

Një person ka vdekur nga koronavirusi të shtunën në vend. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 9.169 testime, 1.370 persona kanë rezultuar pozi

Ardian Shabani, zgjidhet drejtor i Oftalmologjisë në QKUK
E dhimbshme/ I riu nga Kllokoti humb jetën nga COVID-19
MSH: 4 të vdekur dhe 84 raste të reja me COVID-19

Një person ka vdekur nga koronavirusi të shtunën në vend. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 9.169 testime, 1.370 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 47 persona, duke çuar numrin e të shëruarve në 106.056.

Deri më sot 202.647 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në total numri i rasteve aktive është 6.815.

Kujtojmë se dy ditë më parë, Në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID, të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Këto masa më së shumti prekin personat të cilat nuk janë vaksinuar ende me asnjërën nga dozat e vaksinës kundër koronavirusit.

Nga data 20 gusht e deri më 10 shtator, për një muaj rresht, qytetarët që nuk janë imunizuar ende kundër COVID-19, nuk do të lejohet të hyjnë në ambientet e klubeve të natës, diskotekave dhe ambientet ku mbahen ahengjet (dasma, fejesa, ahengje familjare, etj.), grumbullimet, tubimet masive (festivale, koncerte, etj.), të cilat kanë kapacitet mbi 100 persona, si dhe organizimi i këtyre aktiviteteve, nëse nuk posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme:

  • Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19;
  • Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;
  • Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;
  • Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.
  • Nga 20 gushti deri më 10 shtator, njëra nga këto dëshmi duhet të posedohet nga të gjithë punëtorët në kuadër të bizneseve/aktiviteteve, të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me klientët.