Konfiskohen mbi 1 mijë m3 dru në Kosovë, dënimi deri në 3 vjet për vjedhje të tyre

HomeLajme

Konfiskohen mbi 1 mijë m3 dru në Kosovë, dënimi deri në 3 vjet për vjedhje të tyre

1416 metra kub dru janë konfiskuar gjatë periudhës Janar-Shtator në territorin e Republikës së Kosovës, për shkak të prerjeve ilegale të tyre. Sipa

“Grevë tri javore”, paralajmërimi i Jasharajt për Qeverinë
PDK përkujton masakrën e Llashticës
Në Kosovë vetëm paga minimale nuk po rritet, gjithçka tjetër po

1416 metra kub dru janë konfiskuar gjatë periudhës Janar-Shtator në territorin e Republikës së Kosovës, për shkak të prerjeve ilegale të tyre.

Sipas përgjigjes së Ministrisë së Bujqësisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhënë për IndeksOnline, 1195 metra kub dru janë të konfiskuara nga Njësitë Komunale dhe 221 metra kub dru të konfiskuara nga Drejtorati Qendror i Inspektoratit për Pylltari dhe Gjueti të Agjencisë Pyjore të Kosovës.

“Gjatë periudhës Janar-Shtator 2021 në gjithë territorin e Kosovës janë konfiskuar gjithsejtë 1416 metra kub dru, ku prej tyre 1195 metra kub dru janë të konfiskuara nga Njësitë Komunale dhe 221 metra kub dru të konfiskuara nga Drejtorati Qendror i Inspektoratit për Pylltari dhe Gjueti të Agjencisë Pyjore të Kosovës”, thanë nga MBPZH-ja.

Nga ky institucion bënë të ditur se komunat me më shumë prerje ilegale rezultojnë të jenë Podujeva, Leposaviqi, Ferizaj, Kaçaniku dhe Skenderaj.

“Me dukurinë e prerjeve ilegale të drunjëve janë të prekura shumë komuna në vendin tonë, mirëpo në bazë të sasisë së konfiskuar të masës drunore, komunat me më shumë prerje ilegale rezultojnë të jenë Podujeva, Leposaviqi, Ferizaj, Kaçaniku dhe Skenderaj”.

Kurse, nga Policia e Kosovës konfirmuan për IndeksOnline se në periudhën janar-shtator 2021 janë evidentuar 223 raste për vjedhje të pyllit kurse 3 raste për shkretërimin e pyllit.

E dënimi për këtë vepër penale mund të jetë deri në 3 vjet burgim.

Në bazë të ligjit të Kosovës për vjedhjen e pyllit, neni 358 sasia e drunjve të prerë që tejkalon dy

metra kub, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.

Kurse, nëse drunjët prehen në pyllin e mbrojtur me qëllim të shitjes kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.

“1.Kushdo që me qëllim të vjedhjes pret trungjet në pyll dhe sasia e drunjve të prerë tejkalon dy (2) metra kub, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.

2.Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet me qëllim që drunjtë e prerë të shiten; nëse sasia e drunjve të prerë është mbi pesë (5) metra kub; ose nëse vepra penale është kryer në pyllin e mbrojtur, në parkun e mbrojtur apo në pyllin tjetër me destinim të posaçëm, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet”./IndeksOnline/