Konfiskohet mall kontrabandë në Muçibabë-Lipovicë të Gjilanit

HomeLajme

Konfiskohet mall kontrabandë në Muçibabë-Lipovicë të Gjilanit

Një person është ndaluar në rajonin e Gjilanit, nën dyshimin për kontrabdnadë me mallra, pasi nga Serbia është futur në territorin e Kosovës rrugëve i

Një person është ndaluar në rajonin e Gjilanit, nën dyshimin për kontrabdnadë me mallra, pasi nga Serbia është futur në territorin e Kosovës rrugëve ilegale. Mallrat kontrabdanë dhe automjeti janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Muçibabë-Lipovicë, Gjilan 02.11.2021 06:30: Policia gjatë vëzhgimit kanë vërejtur se nga ana e R. Serbisë, saktësisht përmes rrugës se Zegbashve në territorin e R. Kosovës ka hyrë një automjet i dyshuar (kombi) të cilin policia e kanë ndaluar në rrugën e fshatit Lipovicë. Pas ndaljes së kombit Mercedes Benz, ngjyrë e bardhë, me targa vendore, të cilin e drejtonte personi me inicialet M.J. (viti i lindjes 1965), i cili duke iu shmangur kontrollit doganor për përfitim personal përmes rrugëve ilegale ka hyrë në R. Kosovës nga Serbia ku në kombin e tij kishte të ngarkuar mallra komerciale si: Birra Zajeqarsko 60-gajbe (1200 copë shishe), Birra Pills, 10 gajbe (200 copa shishe ), lëngje të gazuara Biokola-pesë komlete (30 copë shishe), ujë i gazuar Biovoda 6 komlete (36 copë shishe), venë Coka tri pako ( 18 copë shishe), venë Rubin tri pako (18 copë shishe), mish i ngrirë katër pako nga 20 kg (80 kg), ujë Prollom një komlet (6 copë shishe ), sheqer një pako (10 kg).

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurorja kujdestare, e cila fillimisht rastin e ka cilësuar si “Kontrabandë me mallra” ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, malli mbetet të dërgohet për vlerësim në Doganën e Kosovës-terminal, kurse automjeti (kombi) ndalet përkohësisht deri në një vendim tjetër. Rasti është duke u hetuar nga njësia e hetimeve rajonale kufitare, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)