Konjufca takon Kamberin: Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës janë populli më i shtypur dhe i diskriminuar

HomeLajme

Konjufca takon Kamberin: Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës janë populli më i shtypur dhe i diskriminuar

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka pritur sot në vizitë deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, për të cilin ka thënë se guximi d

Ky është shoferi i autobusit që u dogj në Bullgari – FOTO
LDK u del në krahë pronarëve të bizneseve që operojnë afër rrugës hyrëse e dalëse Gjilan-Bujanoc  
Arrestohet në Zhegoc të Gjilanit një i dyshuar për mashtrim

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka pritur sot në vizitë deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, për të cilin ka thënë se guximi dhe vendosmëria e tij duhet të jenë shembull edhe për të tjerët.

Konjufca ka shkruar në Facebook se shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës janë populli më i shtypur e i diskriminuar në Evropë.

“Këtë shtypje e ka demaskuar në kuvendin e Serbisë veçanërisht deputeti Kamberi. Mbështetja e Republikës së Kosovës do të rritet edhe më shumë. Në mbrojtjen e të drejtave tona ne do të qëndrojmë së bashku”, ka shkruar ai.