Në vazhdën e parandalimit dhe luftimit të aktiviteteve kriminale ndërkufitare , me theks të veçantë kontrabandës me mallra, patrulla policore SPMK Muç
Në vazhdën e parandalimit dhe luftimit të aktiviteteve kriminale ndërkufitare , me theks të veçantë kontrabandës me mallra, patrulla policore SPMK Muçivrcë, Policia e Kosovës rreth orës 04:55 në fshatin Rogoçicë të Kamenicë, kanë arritur ta ndalin automjetin Furgon Renault Trafik (targa italiane) të cilin automjet e ka drejtuar personi me inicialet V.A , shtetas i Kosovës, banues në Prizren.
Burime të Indeksonline mëson se i njëjti kishte qëllim të shmangies së kontrollit doganor në territorin e Kosovës. Ai ka tentuar të futet përmes rrugëve ilegale nga fshati Breznicë R. Serbisë.
Kujtojmë se në proces të hetimit të rastit, është vërtetuar se edhe automjeti Furgon Renault Trafik me traga BX644-XT I, ishte i ç’lajmruar në vendin e origjinës, dhe se qëllimi i të dyshuarit ka qenë që në territorin e Kosovës ta fusë kontrabandë.
Për këtë rast është njoftuar Prokurori i Themelores së Gjilanit, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti “Kontrabandë me mallra”.
Automjeti dhe mallrat e sekuestruara u janë dorëzuar Doganës, kurse veprimet tjera procedurale lidhur me rastin do të ndermirën nga njësia e hetimeve Rajonale DRPK-Lindje Kaçanik. /Indeksonline/