ot në Bruksel do të mbahet takimi i grupeve teknike të Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve. Në këtë takim do të diskutohen opsionet për një z
ot në Bruksel do të mbahet takimi i grupeve teknike të Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve. Në këtë takim do të diskutohen opsionet për një zgjidhje të përhershme, sa i përket kësaj çështjeje, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha se kjo marrëveshje duhet të bazohet në tre parime kryesore:
1) zgjidhja duhet të jetë sipas standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian,
2) të jetë e aplikueshme dhe të aplikohet për të dy palët,
3) dhe nëse njëra palë bllokon arritjen e një zgjidhje të përbashkët apo nuk zbaton atë që është dakorduar atëherë ajo është palë bllokuese e dialogut. Në këtë mbledhje të parë nuk pritet të merret ndonjë vendim.”
Ky takimi është paraparë të mbahet sipas pikës tre të marrëveshjes për targa që u nënshkrua më 30 shtator të këtij viti mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.