Kosova i shiti plot 11 milionë euro rrymë vetëm gjatë muajit janar

HomeLajme

Kosova i shiti plot 11 milionë euro rrymë vetëm gjatë muajit janar

Në muajin dhjetor 2021, vendi ynë është përballur me çmime të larta të importit të energjisë elektrike shkaku i krizës që kishte kapluar pothuajse të

Në muajin dhjetor 2021, vendi ynë është përballur me çmime të larta të importit të energjisë elektrike shkaku i krizës që kishte kapluar pothuajse të gjitha vendet evropiane, me ç’rast edhe çmimi i energjisë në bursat evropiane ishte ngritur në vlera rekorde. Kosova ishte e detyruar të importonte energji si pasojë e pamundësisë së termocentraleve kosovare të përballojnë kërkesat në pik, ku shpenzimi i energjisë elektrike kishte arritur kulmin, shkaku i ngrohjes së qytetarëve me rrymë.

Nga të dhënat e publikuara nga Dogana e Kosovës për mallrat e eksportuara gjatë dy muajve të parë të 2022-s, energjia elektrike në janar zë vendin e dytë për sasinë më të madhe të eksportit, që përbënte 17.9 për qind të të gjithë eksportit nga Kosova për në vendet e jashtme apo rreth 11 milionë euro. Ndërsa, në muajin shkurt të po të këtij viti, Kosova nuk shihet se ka eksportuar energji elektrike për dallim nga një muaj më herët.

 

Pas tyre, zinin vend dyert, dritaret dhe pragjet për dyer në vlerë të mbi 2 milionë eurove, dyshekët (të njëjtë si më sipër veqse me susta brenda) me vlerë mbi 1 milionë euro, tuba të ndryshme prej çeliku, pllaka, xeherore dhe koncentrate plumbi e zinku, si dhe pije freskuese të ndryshme.

Të gjitha këto mallra dhe produkte që Kosova eksportoi jashtë vendit gjatë kësaj periudhe dy mujorëshe, ishin që të gjitha në vlera mbi 1 milionë euro deri në mbi 12 milionë.

Albin Kurti ka komentuar raportimet për eksportimin e energjisë elektrike nga Kosova në muajt janar dhe shkurt.

“Ajo çfarë po përgjigjem tash, e më vonë do të flasë për çështjen e çmimeve është se eksportimi i energjisë që u tha për muajt janar dhe shkurt, janë tre faktorë, njëri prej të cilëve është keqkuptim dhe po ia filloj prej këtj. Faktori i parë është tranziti i energjisë. Tranziti i energjisë nuk është eksport. Kur Serbia i shet energji Shqipërisë ose anasjelltas; kur Maqedonia e Veriut i shet energji Malit të Zi ose anasjelltas, ajo kalon nëpër Kosovë, hyn e del, por ajo që del nuk është eksport. Prandaj duhet të kemi kujdes që të mos e keqkuptojmë”, tha Kurti.

“Faktori i dytë është që Ujmani ka kontrata afatgjata të eksportit të energjisë. Me 38 euro e shet një megavat orë, por ne i kemi gjetë ato kontrata… Ujmani eksporton se e ka obligim kontraktual shitjen kaq të lirë në një krizë energjetike”, tha ai.

Gjatë kësaj kohe prodhimi është më i lartë sesa konsumi dhe Kurti tha se energjia elektrike në këtë kohë është e natyrshme të eksportohet.