Nga 28 marsi i 2021 dhe deri më tani, Kosova ka përfituar 1.6 milion vaksina të falura nga disa shtete, përfshirë edhe mekanizimin COVAX. Nga Min
Nga 28 marsi i 2021 dhe deri më tani, Kosova ka përfituar 1.6 milion vaksina të falura nga disa shtete, përfshirë edhe mekanizimin COVAX.
Ndërkaq shteti i Kosovës ka blerë 1.2 milion doza të vaksinës kundër COVID-19, të llojit Phizer.
Ku, deri më tani janë administruar 1,806,746 doza.
Krahas administrimit, pati edhe humbje të vaksinave, si shkak i skadencës së afatit, mbi 133 mijë doza AstraZeneca të falura nga Norvegjia u hodhën.
Megjithatë nuk dihet ende për të tjerat, ku për këto sipas MSh-së një vlerësim i tillë do të bëhët në fund të procesit të vaksinimit.
Aktualisht në stok janë 900 mijë vaksina Pfizer kundër COVID-19.