Kosova me koston më të lirë të jetesës në Ballkanin Perëndimor

HomeLajme

Kosova me koston më të lirë të jetesës në Ballkanin Perëndimor

Rritja e çmimeve për produktet bazike ushqimore në Kosovë nga marsi i vitit të kaluar është rritur 10 për qind, thuhet në raportin e ri të Agjencisë s

72-vjeçari i vendos flakën gruas me benzinë pas një sherri në familje
Dy palët do t’i kenë nga tetë orë kohë të shtunën, marrëveshja për heqjen e Policisë dhe barrikadave në veri
Mot me diell, temperaturat deri në 27 gradë

Rritja e çmimeve për produktet bazike ushqimore në Kosovë nga marsi i vitit të kaluar është rritur 10 për qind, thuhet në raportin e ri të Agjencisë së Statistikave (ASK).

Por sipas një infografike të REL, del të jetë se Kosova është shteti me koston më të lirë të jetesës në Ballkanin Perëndimor.

Indeksi i shpenzimeve për jetesë llogaritet në bazë të çmimit të banimit, ushqimeve, restoranteve dhe fuqisë blerëse.

Nga 139 vende të botës të cilat janë të përfshira, në Ballkan, Kroacia është vendi me koston më të shtrenjtë të jetesës, kësisoj radhitet në vendin e 59, me indeks të kostos 48.94.

Në vendin e 87 është Mali i Zi, me 38.95, Serbia në vendin e 94 me 36.21, Bosnja dhe Hercegovina në të 96-tin me 36.12, Shqipëria në vendin e 99, me 35.50, Maqedonia e Veriut në të 118-tin me 31.28 si dhe Kosova në vendin e 134 me 27.05

Zvicra dhe Bermudet janë shtetet më të shtrenjta për jetesë, ndërsa Afganistani dhe Pakistani janë më të lirat me vetëm 19.92.

Kosova me koston më të lirë të jetesës në Ballkanin Perëndimor