Kosova me kushtet më të këqija të punës në Evropë për punëtorët e ndërtimit

HomeLajme

Kosova me kushtet më të këqija të punës në Evropë për punëtorët e ndërtimit

Kosova aktualisht është vendi me kushtet më të këqija të punës për punëtorët e ndërtimit në Evropë. Kështu të paktën po pretendon një studim i kryer n

Mungojnë Kurti dhe Gërvalla, shtyhet debati për politikën e jashtme
Shoqata e Gastronomëve bën thirrje të mos lejohen në lokale klientët e pavaksinuar
Zhduket një femër në Gjilan

Kosova aktualisht është vendi me kushtet më të këqija të punës për punëtorët e ndërtimit në Evropë. Kështu të paktën po pretendon një studim i kryer nga platforma ‘Workwear Guru’. Ky studim ka në fokus përqindjen e lëndimit në punë, pagën mesatare dhe koston e jetesës tek punëtorët e ndërtimit.

Sipas të dhënave të studimit, paga mesatare vjetore e një punëtori të ndërtimit në Kosovë është 4,854 euro ose 404 euro në muaj, më e ulëta në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor. Pas Kosovës për çështje page radhitet Shqipëria me 6,127 euro për vit në ndërtim apo 510 euro në muaj. Shteti që paguan më së shumti në fushën e ndërtimit në rajon është Mali i Zi, me mbi 20 mijë euro pagë vjetore ose 1,846 euro në muaj.

Po ashtu, sipas studimit, Kosova për punëtorët e ndërtimit ka koston më të ulët të jetesës, me një indeks 27.83, duke u radhitur vetëm pesë vende më lartë kah fundi i vendeve botërore.Vendin e parë për përqindjen më të lartë të incidenteve në punë në fushën e ndërtimit në Evropë e zë Kosova, me 26 për qind mundësie lëndimi. Më mirë në këtë aspekt nuk qëndron as Shqipëria, e cila mundësinë e lëndimit në punë për ndërtuesit e ka 23 për qind.

Ndër gjetjet kryesore të këtij studimi thonë se Zvicra, Belgjika, Britania e Madhe dhe Kanadaja janë top 5 vendet ideale për punëtorët e ndërtimit. Sipas të dhënave, pagën mesatare vjetore më të lartë në botë në ndërtim e ka Zvicra, që ofron 73,935 euro në vit për kokë ndërtuesi.

Sidoqoftë, Zvicra radhitet në mesin e vendeve me koston më të lartë të jetesës.

Një ndër vendet me përqindjen më të ulët të incidentimit në punë në këtë fushë është Kanadaja. Kjo e fundit, nivelin e incidentimit e ka vetëm 8 për qind.

Siç përshkruhet në studim, “Kanadaja është mjaft e urbanizuar, me qytete të mëdha dhe të mesme që strehojnë 82 për qind të popullsisë. Shteti shënon rezultate të larta për sa i përket cilësisë së jetës, arsimit, lirisë ekonomike, transparencës së qeverisë dhe të drejtave civile në shkallë globale. Përveç kësaj, Kanadaja ka industrinë e ndërtimit shumë të zhvilluar, e cila punëson mbi 1.4 milion persona në vit dhe gjeneron mbi 141 miliardë dollarë në po të njëjtën periudhë për ekonominë”.