Kosova në krizë energjetike, por shet rrymë në Bullgari

HomeLajme

Kosova në krizë energjetike, por shet rrymë në Bullgari

Kosova është futur në një krizë energjetike ngase kostoja e rrymës është rritur për shkak të rritjes së çmimeve të saj në tregun ndërkombëtar përtej ç

Sot dhe nesër, temperaturat në Kosovë do të shkojnë deri në 37 gradë
Rikthehen ditët me diell: Mësoni parashikimin e motit për javën e ardhshme
Nën kërcënim e armës grabitet një femër në Gjilan

Kosova është futur në një krizë energjetike ngase kostoja e rrymës është rritur për shkak të rritjes së çmimeve të saj në tregun ndërkombëtar përtej çdo parashikimi. Ndërkohë, Korporata Energjetike e Kosovës -KEK, nuk ka kapacitete për të prodhuar aq rrymë sa është kërkesa në këtë kohë.

I shtrirë në veri të Kosovës, në kufi me Serbinë, Liqeni i Ujmanit, që njihet edhe si Liqeni i Gazivodës, është ujëmbledhësi më i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës. Në liqen ekziston edhe një hidrocentral me kapacitet të prodhimit të rrymës 35 MW (megavatë), dy blloqe me kapacitet nga 17.5 MW. Nëse ndërrohen blloqet e vjetërsuara, atëherë mund të prodhohet edhe më shumë energji elektrike.

Penda e liqenit dhe hidrocentrali, menaxhohen nga N.P.H “Ibër-Lepenc”.

Rryma që prodhohet aty po shitet për një kompani në Bullgari, në bazë të një kontrate që “Iber-Lepenci” e ka nënshkruar vitin e kaluar me një kompani bullgare, marrëveshje e cila ka validitet tre vjeçar.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike, dhe N.P.H “Ibër-Lepenc” nuk kanë dashur të japin asnjë informatë rreth kësaj çështje.

Berat Lushtaku, ish Kryeshef Ekzekutiv në N.P.H “Ibër-Lepenc” tha për lajmi.net se rryma që prodhohet nga “HC i Gazivodës”, shitet jashtë Kosovës.

“Është një procedurë që është organizuar para dy viteve. Janë udhëhequr të gjitha procedurat e ankandit publik. Fillimisht ka qenë një kontratë që ka qenë me çmimi 27 euro me KESCO-në. Kjo ka qenë një vjeçar. Pastaj e kemi rritur në vlerën 38 euro e 40 cent. Di që vitin e kaluar është organizuar një ankand ndërkombëtarë dhe është nënshkruar kontrata me një kompani të huaj me një validitet tre vjeçar. Afërisht, Ujmani prodhon 100 mijë megavat (MWh) në vit, plus minus 15 mijë. Mundet me shku deri në 120 mijë. Në vitin 2018 i ka prodhuar 126 MWh. Minimumi është 63 mijë. Mesatarja është 75 mijë 85 mijë MWh, gjatë vitit”, ka thënë Lushtaku.

Sipas parashikimeve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Eterike, plani për vitin 2021 nga HC Ujmani është 83 GWh (gigavat). ( Dihet që1GWh është e barabartë me 1000 MWh).

KEDS ka thënë se në nëntor të këtij viti ka blerë 274 MWh. Sipas tyre ka pasur në rritje të importit 357 për qind, krahasuar me vitin 2020.

Sipas parashikimeve, prodhimi vjetor i energjisë elektrike në TC për vitin 2021 ishte planifikuar të jetë deri në vlerën e shfrytëzimit optimal të kapaciteteve prodhuese. Energjia elektrike e dhënë në prag të transmetimit nga TC Kosova A dhe TC Kosova B planifikohet të jetë: 4,753.4 GWh, ku:

TC Kosova A = 2,012.2 GWh, në prag të transmetimit.

TC Kosova B = 2,741.2 GWh, në prag të transmetimit.

Kërkesa gjithsej pёr energji elektrike në Kosovë për vitin 2021 duke përfshirë edhe konsumin për furnizim të veriut të Kosovës, parashihet të jetë 6,433.9 GWh.

Nga ana tjetër, në marrëveshjen ekonomike të nënshkruar nga Kosova dhe Serbia më datë 4 shtator në Uashington, Prishtina dhe Beogradi janë pajtuar që për Liqenin e Ujmanit të punohet me Qeverinë amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të këtij rezervuari, si furnizues i ujit dhe energjisë.

Sipas Qeverisë së Kosovës, Liqeni i Ujmanit ka qenë pjesë e projektit në vitet e 70-ta dhe është ndërtuar me kredi nga Banka Botërore, për të cilën ka garantuar shteti i ish-Jugosllavisë, kurse obligimet dhe marrëveshjet i kanë nënshkruar njësitë federale, në këtë rast Kosova.

Shteti i Serbisë refuzon ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe si për çdo pasuri të Kosovës, edhe për Ujmanin, ka pretendime pronësore. Çështja e këtij liqeni bëhet edhe më problematike pasi shtrihet në veri të vendit, ku ndikimi i Beogradit është i madh.

Ujmani ka sipërfaqe prej 11.9 kilometrash katrorë dhe kur është plotësisht i mbushur me ujë, ka rreth 370 milionë kub ujë.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, 9.2 kilometra katrorë janë në territorin e Kosovës dhe 2.7 në atë të Serbisë. /Lajmi.net/