Kosova ende nuk ka sistem funksional të vetin kundër breshrit, derisa një sistem të tillë e kishte aktiv para luftës, shkruan Gazeta Metro. Stuhitë
Kosova ende nuk ka sistem funksional të vetin kundër breshrit, derisa një sistem të tillë e kishte aktiv para luftës, shkruan Gazeta Metro.
Stuhitë e fuqishme që po kalojnë këtë vend në Kosovë, ka bërë që të shkaktojë dëme të mëdha materiale por edhe në njerëz.
Sipas të dhënave në territorin e Kosovës, para vitit 1999 kanë qenë funksionale diku rreth 110 pika lansuese të raketave për mbrojtje kundër breshërit.
Ekspertët kosovarë të meteorologjisë më herët kanë thënë se një sistem i tillë Kosovës i kushton diku rreth 3 milionë euro. Derisa është ngritur nevoja që Kosova të ketë një sistem të mbrojtjes në sistemin e radarëve doppler, që një radar është i nevojshëm për aviacionin dhe bujqësinë.
Më herët është dhënë edhe ideja që Kosova të mbrohet me anë të rrjetave por diçka është e pamundur që i gjithë territori i Kosovës rreth 11 mijë kilometra katrorë të mbrohet me rrjeta.
Mungesa e radarëve po shihet si dëm i madh për bujqit por edhe për vetë shtetin.
Përgjatë ditëve në vazhdim në Kosovë pritet të mbizotërojë mot me reshje dhe stuhi, andaj ka edhe rekomandime për mbrojtje ndaj tyre.