Kosova rrezikon luftën

HomeLajme

Kosova rrezikon luftën

Analisti Nexhmedin Spahiu thotë se rreziku për një luftë të armatosur në Kosovë është më i madhi në këto 23 vjet pas luftës. Në një intervistë pë

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se takimi i Kurtit me oponentët e vet politikë në situatën e kësaj krize është më se normal por lajm i keq është fakti që takimi nuk ka prodhuar asgjë.

“Është normale që kryeministri të takohet me opozitën në situatën e krizës, kur Kosova po përballet me një situatë lufte. Kur rreziku për një luftë të armatosur është evident dhe më i madh e se asnjëherë më parë në këto 23 vite të pas luftës. Që nuk ka prodhuar gjë nuk është gjë e mirë”, tha analisti.

Sipas tij, asnjëra nga palët politike s’e ka të qartë rrezikun me të cilin po përballet vendi, sfidën dhe çfarë rrezikon.

“Në rast se kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç s’janë marrë vesh që ta acarojnë situatën që të trembin popullin me luftë dhe më pas të bëjnë një marrëveshje kompromisi të gjitha palët do jenë të kënaqur që s’u bë lufta. Nëse nuk ka një marrëveshje të tillë, atëherë ne po shkojmë në luftë”, u shpreh Spahiu.