Kosova vazhdon të përballet me ngritjen e çmimit të miellit dhe grurit

HomeLajme

Kosova vazhdon të përballet me ngritjen e çmimit të miellit dhe grurit

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të përballen me rritjen e çmimit të bukës dhe të miellit. Këtë rritje furrtarët e arsyetojnë me faktin se është rritu

Vetëvendosje në Gjilan: Qendra e gatshme për fitoren e madhe
Ambasadat e SHBA-së në Kosovë e Serbi: Serbët të heqin menjëherë barrikadat
Java e tretë e grevës – nxënësve edhe këtë javë u pamundësohet kthimi në bankat shkollore

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të përballen me rritjen e çmimit të bukës dhe të miellit. Këtë rritje furrtarët e arsyetojnë me faktin se është rritur çmimi i miellit. Ndërsa, përfaqësues të Federatës së Bujqve dhe njohës të fushës së bujqësisë po vlerësojnë se në rritjen e çmimit të bukës po ndikon kriza në Ukrainë dhe mungesa e prodhimit vendor. Ndërkaq, përfaqësues të Shoqatës së Mullisëve thonë se nuk ka vend për panik sepse në vend ka rezerva të mjaftueshme të grurit dhe miellit.

Kosova vazhdon të përballet me ngritjen e çmimit të miellit dhe grurit dhe kjo për qytetarët e vendit në këtë kohë kur ka rritje të çmimit edhe të energjisë elektrike dhe të shumicës se artikujve ushqimorë, është e papërballueshme. Merita Bajraktari, nga Prishtina, tha për Radio Kosovën se në furrën ku ajo furnizohet me bukë gjatë kësaj jave ka pasur rritje të çmimit, dhe kjo është e papërballueshme për qytetarët.

E, furrtari Urim Gegollaj në një përgjigje për Radio Kosovën tha se rritja e çmimit të bukës është e pashmangshme pasi që është rritur çmimi i miellit, përndryshe mund të falimentojnë bizneset e tyre.

“Po, është rritur çmimi i bukës, sepse deri tani 100 kg miell i kemi blerë me 40 euro, ndërsa prej mbrëmë, çmimi ishte rritur në 46 euro. U detyruam të marrim vendimin për rritjen e çmimit të bukës për pesë centë më qëllim që të shpëtojmë biznesin”, u shpreh Gegollaj

Se çmimi i miellit do të vazhdojë të rritet edhe në ditët dhe muajt në vijim, e thotë në një përgjigje për Radio Kosovën edhe kryetari i Federatës se Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri. Ai po ashtu, tha se situata e krijuar në Ukrainë do të vështirësojë furnizimin e Kosovës me grurë se dhe kjo pritet të ndikojë në rritjen e çmimit. Ai shtoi se Kosova arrin t’i përmbush nevojat e tregut me grurë vetëm 30 për qind.

Se kriza në Ukrainë mund të ndikojë në përkeqësimin e situatës se furnizimit me miell, e thotë për Radio Kosovën edhe profesori universitar, Imer Rusinovci.

Ndërkohë kryetari i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Muhamet Farizi, i tha Radio Kosovës se kriza në Ukrainë nuk do të ndikojë në rritjen e çmimit të bukës dhe se qytetarët nuk duhet të shqetësohen sepse në vend ka rezerva të mjaftueshme të grurit dhe miellit.

Se Kosova përballet me mungese të grurit tregon fakti se nuk përmbush nevojat e konsumit të brendshëm, kësisoj vendi varët nga importi i cili është kryesisht nga Serbia.