Kosovarët ‘merakli’ të mbajtjes së armëve pa leje, sillen lirshëm me to

HomeLajme

Kosovarët ‘merakli’ të mbajtjes së armëve pa leje, sillen lirshëm me to

Nuk janë të rralla rastet kur Policia e Kosovës has në personat që mbajnë armë pa leje, gjë që vazhdimisht po e cenon sigurinë e qytetarëve të vendit

Nuk janë të rralla rastet kur Policia e Kosovës has në personat që mbajnë armë pa leje, gjë që vazhdimisht po e cenon sigurinë e qytetarëve të vendit si dukuri negative. Sinjali raportoi sot për një rast të tillë që u zbulua në hyrje të autostradës në Veternik, ku Policia i gjeti një të riut një armë të zjarri në veturë. Por ky nuk është rasti i vetëm në 24 orët e fundit.

Edhe në fshatin Grashticë të Prishtinës, në orët e mëngjesit, Sinjali mëson se një njësi policore, derisa po patrullonte në atë fshat, ka ndalur një veturë, ku në bagazhin e saj, u gjet një armë. Shoferi i veturës A.J., u shoqërua në Polici dhe ndaj tij, Prokurori urdhëroi hapjen e rastit për mbajtje të paautorizuar të armës.

Njëjtë ka ndodhur edhe në rrugën “Ramiz Cërnica”, të Gjilanit, ku në një pikë kontrolli, Policia ka zbuluar se një qytetar po mbante armë pa leje. Të dyshuarit Xh.K., zyrtarët policorë ia gjetën armën në veturë, pas kontrollit policor.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.