Kosovari futet në Kiev për të shpëtuar një 19 vjeçare që mbeti e bllokuar nga luftimet

HomeLajme

Kosovari futet në Kiev për të shpëtuar një 19 vjeçare që mbeti e bllokuar nga luftimet

Esat Hamiti nga Kosova me banim në Francë, së bashku me mikun e tij, Brice Auert kanë fluturuar drejt Ukrainës, për të shpëtuar një 19 vjeçare që isht

Prokuroria nis hetimet për rrahjen brutale të të moshuarës në Pejë, ndalohen për 48 orë dy punëtoret
Konfiskohen armë e municion në Gjilan e fshatra
Kuvendi miraton dy marrëveshje ndërkombëtare

Esat Hamiti nga Kosova me banim në Francë, së bashku me mikun e tij, Brice Auert kanë fluturuar drejt Ukrainës, për të shpëtuar një 19 vjeçare që ishte nën bombardimet e Kievit.

Alina, 19 vjeçare ukrainase, kishte mbetur e vetmuar dhe e bllokuar në zonën e luftës, pasi familja e saj pak ditë më parë ishin larguar për në Francë.

Misioni i tyre për ta shpëtuar Alinën, ishte miratuar nga Gjykata në Sarregueminese e Francës.

Siç raportohet nga mediat franceze, Prindërit e saj dhe vëllezërit kishin ikur para disa ditëve në Francë, teksa ajo kishte mbetur e vetme në periferi të Kievit, transmeton Klankosova.tv.

Hamiti është deklaruar për mediat franceze duke përshkruar sfidat për të arritur te Alina, ku edhe kanë arritur në fund që ta shpëtojnë me sukses.