Kosovarit i vjen fatura e rrymës afër 3 mijë euro

HomeLajme

Kosovarit i vjen fatura e rrymës afër 3 mijë euro

Në këtë shtëpi në fshatin Zakut të Podujevës jeton një familje 7 anëtarëshe. E ditë më parë, kryefamiljarit Hajzer Zeqirit sikurse çdo muaj i erdhi

Në këtë shtëpi në fshatin Zakut të Podujevës jeton një familje 7 anëtarëshe.

E ditë më parë, kryefamiljarit Hajzer Zeqirit sikurse çdo muaj i erdhi njoftimi elektronik për shpenzimet mujore të energjisë elektrike.

Për dallim nga muajt paraprak, fatura e muajit maj për të ishte e papranueshme, kjo për faktin se sipas KESCO’s familja Zeqiri ka shpenzuar energji elektrike hiç më pak se 2 mijë e 580 euro.

“Kam kërku me u ndrru ora, është ndrru ora me datë 26 këtij muji, janë ndërruar edhe dy ora tjera, por pas dy dite kan ardhë në pasqyrë të përditësimit 2580 e diqka euro.. unë kam kërku prej tyre cka është arsyeja, po nuk më kanë dhënë arsyje”, thotë kryefamiljari Hajzer Zeqiri për tëvë1.

Për evidentimin e këtij problemi, Zeqirit i është dashur që disa herë të kontaktojë punonjësit e KEDS-it.

Kësisoji, nga 2850 euro, pas ankesave atij i është përditësuar fatura dhe i është kërkuar të pagujë 105 euro.

E për këtë zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha se ishte një gabim teknik që u rregullua menjëherë.