Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po funksionon mbi imagjinata paranojake e me inate po
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po funksionon mbi imagjinata paranojake e me inate politike, duke bllokuar buxhetin për qytetarët dhe komunat e Kosovës për investime kapitale.
Krasniqi gjithashtu e kritikoi Kurtin pse ka përmendur luftën një intervistë që ka dhënë për një gazetë italiane.
“I humbur në rrëmujën e paaftësisë qeverisëse, pa plan e pa kompetencë, kryeministri Kurti në vend që të merret me përmirësimin e jetës së qytetarëve, për çka e kanë votuar, ai nga njëra anë po i bllokon të gjitha projektet e komunave, duke mos ua ndarë buxhetin e nevojshëm dhe nga ana tjetër po flet për luftë”.
Krasniqi tha se pas vizitave në disa komuna ka parë vështirësitë reale që ka niveli lokal në zbatimin e projekteve kapitale, për shkak “të neglizhencës” nga ana e Qeverisë Kurti.
Kreu i PDK-së po ashtu ka thënë se kryeministri Kurti dhe ministrat e tij duhet ta ndërrojnë këtë qasje.
“Zgjedhjet kanë përfunduar dhe kryetarët e komunave qeverisin njëjtë për të gjithë qytetarët e tyre, pa dallim. Jo si kjo Qeveri që u shërben vetëm klientelës, familjarëve e përkrahësve të tyre!”, tha Krasniqi.