Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka cilësuar si të paaftë, jokompetente dhe në dëm të qytetarëve të Kosovës vitin e parë të Qeverisë Kurti. Kra
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka cilësuar si të paaftë, jokompetente dhe në dëm të qytetarëve të Kosovës vitin e parë të Qeverisë Kurti.
Krasniqi tha se në vitin e parë të kësaj qeverie, pushteti është shndërruar në ndërmarrje për punësime familjare, derisa të rinjtë po largohen nga vendi.
“Gjatë këtij viti, numri i të papunëve është rritur tepër shumë, numri i të rinjve që duan të largohen nga Kosova është rritur jashtëzakonisht shumë, çmimet janë rritur jashtëzakonisht shumë. Në vitin e parë institucionet edhe ato të pavarura janë super politizuar dhe pushteti është shndërruar në një ndërmarrje për punësime familjare dhe partiake”, tha Krasniqi, raporton Sinjali.
Ai tha se Qeveria që po udhëhiqet nga Kurti është e paaftë.
“Ky vit mund të përshkruhet në shumë drejtime, port ë gjitha drejtimet e kanë një emërues të përbashkët, paaftësia. Qeveri e paaftë dhe jo kompetente. Nuk është thjeshtë veç performanca e dobët, karakteristika themelore është kostoja që ka prodhuar për qytetarët. Ky vit ka nxjerrë një epilog për ne si opozitë. Qëndrimi i gjatë në opozitë e patën sjellë një perspektivë të zymtë mbi institucionet tona
Sipas tij, për shkak të dështimeve të Qeverisë Kurti, qytetarët nuk po shohin të ardhme në Kosovë.
“Si pasojë e regreseve, qytetarët kanë filluar të mos shohin as të ardhme të atdheun e tyre për fat të keq. Programi i qeverisë Kurti ka qenë lojë fjalësh, aty ku s’ka qenë lojë fjalësh ka qenë kopje planesh, e aty ku s’ka qenë kopje planesh ka qenë e mbushur me nocione librash.“