Krasniqi uron katërvjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës

HomeLajme

Krasniqi uron katërvjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka uruar katërvjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës. Krasniqi shprehet që më 14 dh

Mot me vranësira dhe reshje shiu në Kosovë
Kosova i shiti plot 11 milionë euro rrymë vetëm gjatë muajit janar
Qeveria paralajmëron sërish rritje të pagës minimale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka uruar katërvjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës.

Krasniqi shprehet që më 14 dhjetor të 2018-tës, deputetët e Kuvendit të Kosovës i votuan masivisht tri ligjet që i japin Forcës së Sigurisë kompetencat që i meritojnë.

“Ushtria e Kosovës, e cila ka përvetësuar standardet e NATO-s, si dhe zotëron e dëshmon nivel të lartë të përgatitjes profesionale, sot është e gatshme për çdo mision ushtarak, duke e bërë krenar secilin prej nesh”, tha ai.