Sanksionet perëndimore nuk do ta bëjnë kurrë Rusinë të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Ukrainës, tha Kremlini. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov
Sanksionet perëndimore nuk do ta bëjnë kurrë Rusinë të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Ukrainës, tha Kremlini.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i mohoi raportimet për sulmet ruse ndaj objektivave civile dhe përdorimin e bombave vaku, raporton Reuters.
Ai nuk pranoi të jepte një vlerësim të situatës ushtarake në terren në ditën e gjashtë të pushtimit rus të Ukrainës, të cilin Kremlini e përshkruan si një operacion special për çmilitarizimin dhe “denazifikimin” e vendit.
Në disa komente të bëra pas sulmeve të fundit në Harkiv, presidenti i vendit Zelensky ka thënë se dëshmitarët kanë treguar që edhe civilët janë shënjestruar.
Zelensky e ka përshkruar si krim lufte bombardimin e Harkivit, si pasojë e të cilit kanë vdekur dhjetëra persona. /Reporteri.net