Kreu i naftëtarëve: Kompanitë po shkojnë drejt falimentimit

HomeLajme

Kreu i naftëtarëve: Kompanitë po shkojnë drejt falimentimit

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se është duke punuar për vendimin e ri që rregullon çmimet, në ditën kur çmimi

1 milion e 885 mijë e 448 persona kanë të drejtë vote të dielën
6 vite burgim për policin që abuzoi seksualisht me një të mitur në Kamenicë
Katër kosovarë në gjendje të rëndë pas një aksidenti në Austri

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se është duke punuar për vendimin e ri që rregullon çmimet, në ditën kur çmimi i naftës në Kosovë arriti në vlera rekorde.

Këtë vendim po e kundërshtojnë Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës. Kreu i kësaj shoqate ka thënë se me këtë vendim do të dëmtohen bizneset.

“Shpresoj që kryeministri nuk do ta nënshkruaj sepse është i dëmshëm për bizneset”, ka thënë Berjani në RTK.

Berjani gjatë ditës së djeshme po ashtu ka thënë se kompanitë e karburanteve në Kosovë po punojnë me humbje, prej vendimit të fundit të qeverisë që iu lë më së shumti 6% fitim.

“Ju lutem. Duhet ta kuptoni se ne nuk i prodhojmë derivatet e naftës. Çmimet vijnë nga bursa BERZA dhe OPEC. Çmimi furnizues është 1.75 cent për litër dizel, çka do të thotë se po punojmë me marzhë të fitimi në humbje. Vendimin e kemi respektuar. Ka qenë gabim fatal ai vendim ku shumica e kompanive janë drejt falimentimit”, shtoi ai.

1.82 euro është  shitur dje një litër naftë në Kosovë, vlerë kjo rekorde që pas shtrenjtimi të naftës pas agresionit rus në Ukrainë.

Para një jave çmimi i naftës ishte 1.66 cent, duke pësuar rritje prej 17 cent.