Krijohen kolona deri në 6 kilometra për të hyrë në Gjilan (PAMJE)

HomeLokale

Krijohen kolona deri në 6 kilometra për të hyrë në Gjilan (PAMJE)

Kolonat për të hyrë në Gjilan kanë arritur deri në fshatin Kmetoc raporton 06 Press. Krejt kjo pasi rruga nga rrethrrotullimi tek ish fabrika e bat

Lagja “Reshat Ymeri” ka ndarë mendjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE!
Si qëndrojnë Lutfi Haziri e Alban Hyseni në votat me postë
E kërcënoi një person me mesazhe në telefon, arrestohet burri në Gjilan

Kolonat për të hyrë në Gjilan kanë arritur deri në fshatin Kmetoc raporton 06 Press.

Krejt kjo pasi rruga nga rrethrrotullimi tek ish fabrika e baterive deri në hyrje të fshatit Përlepnicë në Gjilan e cila ka vite që ka filluar të rregullohet ka mbetur në gjendje shumë të keqe, sidomos pas shiut që ka rënë ditëve të fundit duke shkaktuar kolona shumë të gjata.

Puntor nga kompania punëkryese e cila tash e 5 javë ka ri-filluar të punoj në këtë segment, në kushte anonimiteti kanë thënë për 06 Press se arsyeja e zvarritjes së punimeve është Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Gjilanit pasi të njejtit nuk i kanë lëshuar paratë ende që ta përfundojnë rrugën.

E këtë neglizhencë do ta vuajnë më së shumti qytetarët e sidomos bashkëatdhetarët të cilet vijnë nga pika kufitare “Dheu i Bardhë” të cilet do të detyrohen të humbin edhe 1 apo më shumë orë në këtë pjesë gjatë rruges kur futen në Kosovë. /06Press/