Krijohet “Rrjeti i grave dhe vajzave Intelektuale tė Anamoravës”

HomeLajme

Krijohet “Rrjeti i grave dhe vajzave Intelektuale tė Anamoravës”

Pas bisedave me gra e vasha të shumta intelektuale të shpërndara nëpër botë ku shërbejnë e janë promovuar në role udhëheqëse të firmave, drejtorive, i

Xhafer Xhelili në krye të Shoqatës së Inxhinierëve dhe Arkitektëve të Gjilanit
Baba Vanga pretendoi se Vladimir Putini do të bëhet “Zoti i botës”
Vendimi për shtrenjtimin e faturave të rrymës, vjen lajmi i fundit

Pas bisedave me gra e vasha të shumta intelektuale të shpërndara nëpër botë ku shërbejnë e janë promovuar në role udhëheqëse të firmave, drejtorive, institucioneve udhëheqëse, bëhen mburrje jo vetëm për familjen, por edhe krenari kombëtare, dje u takuam duke bërê hapin e parë, në shtegun e gjatë të njohjes me njëra tjetrën, mundësimin e bashkëpunimit në sfera tê ndryshme dhe ofrimin e mundësive në qasje të projekteve që njohim për gjeneratat e reja ka shkruar Shukrije Ramadani.

Uroj tw na bashkëngjiten sa më shumë të interesuara dhe të ofrojmë shpresë për gjeneratat e reja që kanë nevojë për mbështetjen tonë!

Janë të mirëseardhura të gjitha vajzat e gratë profesioniste pa prapavijë politike. Pas këtij takimi, morëm pjesë në eventin e hapjes së ateliese glamuroze “Sara fashion” në Vali Ranch, ku bashkërisht me shumë miq kaluam mbrëmje të mrekullueshme.

Me këtë rast urojmë Sara dhe Fehmi Fetahun për këtë hap të suksesshëm të investimeve të reja në Kosovë!/rajonipress/