Kryeministri i vendit Albin Kurti sot ka bashkëbiseduar me avokatët e ish-pjestarëve të UÇK-së të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale

HomeLajme

Kryeministri i vendit Albin Kurti sot ka bashkëbiseduar me avokatët e ish-pjestarëve të UÇK-së të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale

Përmes një njoftimi për media nga Zyra e Kryeministrit kanë bërë të ditur se takimi është mbajtur online dhe i njëjti ka zgjatur gati dy orë. Po as

Nuk do të mund të hyni as në fitnes pa u vaksinuar masat e reja antiCOVID që do të votohen në mbledhjen e sotme të qeverisë
Kurti e quan të rrezikshme iniciativën për tërheqjen e 30% nga Trusti, akuzon opozitën se po manipulon
Vitia thërret konferencë për media, pritet të jap dorëheqje nga posti i ministrit

Përmes një njoftimi për media nga Zyra e Kryeministrit kanë bërë të ditur se takimi është mbajtur online dhe i njëjti ka zgjatur gati dy orë.

Po ashtu, gjatë tij u diskutuan kërkesat e ekipeve mbrojtëse për Qeverinë e Kosovës.

“Takimi u mbajt si rezultat i nevojës për të diskutuar dhe adresuar kërkesat e bëra nga ekipet mbrojtëse: procesi i stërzgjatur i mbajtjes në paraburgim të të akuzuarve, mos-respektimi i praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, mungesa e përkthimeve dhe, në veçanti, mosmarrja në konsideratë e okupimit dhe krimeve të Serbisë në Kosovë gjatë viteve të ’90-ta”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Kurti ka propozuar që takimet e tilla të vazhdojnë e të jenë të rregullta.

“Të gjitha ekipet u shprehën tejet mirënjohëse për mundësinë e diskutimit direkt me Kryeministrin Kurti, dhe shprehën falënderim me faktin që Qeveria e Kosovës po tregon interesim dhe angazhim në lidhje me procesin para Dhomave të Specializuara”, është bërë e ditur në njoftimin e ZKM-së. /teve1.info/