Kryeministri Kurti ia ‘huq’, thotë se Besarta është e vajza e komandant Adem Jasharit

HomeLajme

Kryeministri Kurti ia ‘huq’, thotë se Besarta është e vajza e komandant Adem Jasharit

Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së, me ç’rast krerët e shtetit bënë homazhe në Prekazin historik të Skenderajt. Mirëpo dje, gjatë seancës

BE-ja duhet ta mbajë premtimin për liberalizimin e vizave, qytetarët e Kosovës po i bartin pasojat pa fajin e tyre
KESCO: Vetëm 22 për qind e konsumatorëve do të preken nga tarifat e reja të rrymës
I shumëkërkuari nga Policia që u bë “sebep” për arrestimin e punonjësit të Policisë dhe djalit të tij në Gjilan

Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së, me ç’rast krerët e shtetit bënë homazhe në Prekazin historik të Skenderajt.

Mirëpo dje, gjatë seancës në Kuvend, kryeministri i vendit, Albin Kurti mbajti një fjalim para deputetëve, fjalim të cilin e shpërndau edhe në Facebook.

Ndonëse historia e Jasharajve të Prekazit është më e dëgjuara dhe e di çdo shqiptar, si duket Kurti e ka ngatërruar pak.

Në fjalimin e tij ai përmend të bijën e Hamzës, si e mbijetuara e vetme e kësaj masakre, mirëpo Kurti e shkruan që është “vajza e kryekomandant Adem Jasharit”.

Ky gabim i Kurtit ‘ka marrë malin’ nëpër rrjete sociale duke u akuzuar se nuk e di siç duhet historinë që i solli Kosovës lirinë dhe pavarësinë.

/GazetaSinjali/