Kryeministri Albin Kurti ka thënë se zbardhja e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës është prioritet dhe urgjencë. Prandaj, sipas Kurtit nuk
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se zbardhja e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës është prioritet dhe urgjencë.
Prandaj, sipas Kurtit nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë pa e zbardhur këtë çështje.
“E kemi bërë të qartë se kjo çështje është prioritet dhe gjithmonë e kemi bërë të ditur për këtë. Unë kam qenë i zëshëm me akterë relevantë ndërkombëtarë, e kam përmendur çështjen e të zhdukurve me dhunë. Po e përmend se marrëveshje me Serbinë nuk do të ketë pa zbardhjen e kësaj çështjeje”, tha Kurti.
Ai po ashtu tha se janë në diskutim për hapjen e disa vendvarrezave.