Kryesia e tifogrupit “SKIFTERAT” jep dorëheqje pas incidentit në ndeshjen Gjilani – Ballkani

HomeSport

Kryesia e tifogrupit “SKIFTERAT” jep dorëheqje pas incidentit në ndeshjen Gjilani – Ballkani

Kryesia e Skifterave ka dhënë dorëheqje të parevokueshme pas incidentit që ndodhi në ndeshjen Gjilani - Ballkani raporton 06 Press. Skifterat

ZYRTARE: Sistemi VAR inkuadrohet në futbollin kosovar, aplikimi nis në finalen e Superkupës
Christensen refuzon skuadrat angleze, Barça dhe Bayern kryesojnë garën për danezin
Ardian Nuhiu optimist: Do ta përmbysim rezultatin

Kryesia e Skifterave ka dhënë dorëheqje të parevokueshme pas incidentit që ndodhi në ndeshjen Gjilani – Ballkani raporton 06 Press.

Skifterat kanë vizituar në ambientet spitalore Stivi Frashërin për të parë nga afër gjendjen e tij shëndetsore dhe për të shprehur keqardhje për ndodhinë dhe shkaku i këtij incidenti si bartës të organizimit dhe paraqitjeve të grupit kanë dhënë dorëheqje kryesia.

Komunikatë për Media!!

Kryesia e Skifterave ka vizituar në ambientet spitalore Stivi Frashërin për të parë nga afër gjendjen e tij shëndetsore dhe për të shprehur keqardhje për ndodhinë!

Gjatë pjesës së dytë individ nga tribuna vendase janë ofenduar anasjelltas me portjerin musafir dhe në momentin e golit nga euforia e futjes në fushë, një person ka shtyrë Frashërin dhe një tjetër e ka shkelmuar, ndërkaq kanë qenë kryesia e Skifterave të cilët i janë hudhur sipër për ta mbrojtur!

Distancohemi publikisht nga ky akt i shëmtuar, nuk është në traditën tonë sulmi ndaj lojtarëve të futbollit, përtej kësaj kundrejt një ekipi si Ballkani dhe tifozëve e qytetarëve të Suharekës që gjithmonë na kanë bërë të ndihemi si në shtëpinë tonë!

Kushdo me qëllim njollosjen e vlerave tona sportive dhe tifozerike duhet të përgjigjet për veprimet e veta!

Kryesia e Skifterave e indinjuar thellësisht nga ngjarja deklarohet për DORËHEQJE të PAREVOKUESHME si bartës të organizimit dhe paraqitjeve të grupit!