Kryetari Hyseni nënshkruan marrëveshje me Caritasin zviceran për bashkëfinancim të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë”

HomeLajme

Kryetari Hyseni nënshkruan marrëveshje me Caritasin zviceran për bashkëfinancim të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë”

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin e Caritasit zviceran në Kosovë, Gerhard Schaumbe

Këto janë masat Anti-COVID që do të hyjnë në fuqi në Kosovë
Ministri Hajrullah Çeku tregon se çfarë po ndodhë me punimet në stadiumin në qytetin e Gjilanit
Tërmet në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin e Caritasit zviceran në Kosovë, Gerhard Schaumberger, për zbatim dhe bashkëfinancim të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë” (MARDI).

Kryetari Hyseni ka deklaruar se projekti MARDI synon të përmirësojë koordinimin ndërmjet palëve të interesit të shumtë për të adresuar nevojat themelore dhe afatgjata të personave që kthehen dhe riatdhesohen.

“Në të njëjtën kohë, projekti synon të aktivizojë potencialin e pashfrytëzuar të diasporës, duke përdorur migrimin kthyes si diçka pozitive, që mund të kombinohet me investime dhe zhvillim ekonomik në komunitete gjithnjë e më tërheqëse në komunat e Kosovës”, ka thënë kreu i Gjilanit.

Kryetari Hyseni ka nënvizuar se Komuna e Gjilanit mbështet projektet të cilat ndikojnë në avancimin e zhvillimit rajonal, socio-ekonomik.