Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum me Qatar Charity për ndërtimin e QMF-së në lagjen Arbëria dhe tetë shtëpi për familjet në nevojë

HomeLajme

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum me Qatar Charity për ndërtimin e QMF-së në lagjen Arbëria dhe tetë shtëpi për familjet në nevojë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi me drejtorin e organizatës Qatar Charity, Esam

Kurti për thirrjen e Kroacisë që Kosova t’i bashkohet NATO-s: Shpresoj ta ketë bërë edhe Shqipëria
Rizvanolli: Edhe nëse miratohen tarifat e propozuara nga ZRRE, çmimi i rrymës në Kosovë më i ulëti në Evropë
Pas reshjeve të borës, të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi me drejtorin e organizatës Qatar Charity, Esam Dabab, për ndërtimin e një Qendre të Mjekësisë Familjare (QMF) në lagjen Arbëria dhe për ndërtimin e tetë shtëpive për familjet në nevojë.

Kryetari Hyseni, pasi e ka falënderuar drejtorin e kësaj organizate për mbështetjen dhe bashkëpunimin, ka bërë të ditur se shuma totale e këtij memorandumi është 500 mijë euro, ku 340 mijë euro janë të destinuara për ndërtimin e QMF-së, ndërkaq 160 mijë euro për ndërtimin e tetë shtëpive.

“Ne shprehim mirënjohje të thellë kundrejt organizatës bamirëse “Qatar Charity” për bashkëfinancimin e këtyre dy projekteve të cilat do ndikojnë në sigurimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve”, ka deklaruar pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje kreu i Komunës, Alban Hyseni.