Kryetari Hyseni sot priti në takim Shaip Kamberin

HomeLajme

Kryetari Hyseni sot priti në takim Shaip Kamberin

Të dielen me 3 prill në Serbi pritet të mbahen zgjedhjet shkruan Radio Star. Sot gjatë ditës kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim

Ky është parashikimi i motit për ditën e parë të prillit
“Unë mendoj se kemi arritur një lloj zgjidhje kompromisi, me të cilën jam i kënaqur dhe mendoj se është e rëndësishme për palën tonë”, tha Vuçiq👇
Ministria e Ekonomisë: Ndahen 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneset

Të dielen me 3 prill në Serbi pritet të mbahen zgjedhjet shkruan Radio Star.

Sot gjatë ditës kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim Shaip Kamberin, i cili do të garojë me listën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, në zgjedhjet e 3 prillit.

Kryetari Hyseni ka kërkuar nga shqiptarët e Luginës, ta mbështesin listën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, sëbashku me Shaip Kamberin.

Shkrimi i plotë:

Prita në takim Shaip Kamberin, përfaqësuesin e shqiptarëve të Luginës i cili po garon për mandatin e dytë të deputetit.

Përfaqësimin dinjitoz, z. Kamberi na dëshmoi në mandatin që shkoi. Ai kërkon mbështetjen e shqiptarëve në zgjedhjet që do të mbahen të dielen e 3 prillit në Serbi, e shqiptarëve u duhet përfaqësimi nga Shaip Kamberi.