Kryetari i FFK-së priti stafet mjekësore të FC Drita dhe FC Ballkani

HomeLajme

Kryetari i FFK-së priti stafet mjekësore të FC Drita dhe FC Ballkani

sidenti Agim Ademi bashkë me anëtarët e KE të FFK-së, Mirsad Çollaku e Agim Nura kanë pritur sot stafet mjekësore të FC Drita dhe FC Ballkani; Dr. Buj

E pranoi se e rrahu gruan, por Sadat Fejzi dyshohet se e dhunoi edhe vajzën e saj 14-vjeçare
Më 10 gusht në Gjilan nis faza e dytë e dezinsektimit hapësinor
Shtabi i LDK-së falënderon gjilanasit që po tregojnë kulturë të lartë qytetarie e demokratike, apelon për dalje masive në zgjedhje

sidenti Agim Ademi bashkë me anëtarët e KE të FFK-së, Mirsad Çollaku e Agim Nura kanë pritur sot stafet mjekësore të FC Drita dhe FC Ballkani; Dr. Bujar Fazliu, Leutrim Kërqeli, Dr. Hadi Hasanaj, Gled Rexhaj dhe Krenar Zenelaj, të cilët javën e kaluar në ndeshjen e xhiros së 31-të në BKT Superligë, ia shpëtuan jetën një tifozi në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Në fakt, një qytetar i pranishëm në tribuna pësoi sulm kardiak gjatë zhvillimit të ndeshjes, për çka gjyqtari Genc Nuza e ndërpreu ndeshjen, duke ia mundësuar stafeve mjekësore intervenimin e shpejtë dhe shpëtimin e jetës së këtij qytetari.

Presidenti Ademi i shprehu mirënjohje protagonistëve të kësaj ngjarje dhe i falënderoi ata në emër të FFK-së për reagimin e tyre të shpejtë dhe tejet profesional në shpëtimin e një jete.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet stafeve mjekësore të FFK-së dhe të klubeve me ato të UEFA-s, në mënyrë që shëndeti i futbollistëve, por edhe i të gjithë pjesëmarrësve tjerë në një ndeshje futbolli të jetë i sigurt.

Ndërkaq, stafet mjekësore të të dyja klubeve e falënderuan presidentin Ademi për pritjen dhe mirënjohjen, derisa vlerësuan gatishmërinë e tij për të ndihmuar në rritjen e nivelit të sigurisë shëndetësore në ndeshjet e futbollit.