Kryetari i Gjilanit, i dërgon telegram ngushëllimi familjes së oficerit Skender Haliti

HomeLajme

Kryetari i Gjilanit, i dërgon telegram ngushëllimi familjes së oficerit Skender Haliti

Me rastin e ndarjes nga jeta të oficerit të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Skender Haliti, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i ka

Arrestohen tre persona në Gjilan, kapen me drogë dhe armatim
Voton Lutfi Haziri, uron që kjo ditë e bardhë të përfundojë ashtu siç ka filluar, në mënyrë të qetë
Osmani: Emigrantët duhej të vaksinoheshin në Zvicërr, i rriten rastet me Covid në Kosovë

Me rastin e ndarjes nga jeta të oficerit të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Skender Haliti, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Haliti, raporton Gazeta “Enigma”.

“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të oficerit të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Skender Haliti. I njohur ndryshe si bashkëpunëtori më i ngushtë i heroit Agim Ramadani, kontributi dhe angazhimi i oficerit Haliti për lirinë e shqiptarëve dhe ndërtimin e një shoqërie demokratike, do të kujtohet e respektohet ndër breza”, thuhet në telegram.

“Ngushëllime familjes Haliti, bashkëluftëtarëve, miqve e kolegëve për këtë humbje të madhe tuajën, e të popullit tonë! Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar tutje Hyseni. /Gazeta Enigma.