Kryetarja e Gjykatës Speciale, mban takim informues në Gjilan

HomeLajme

Kryetarja e Gjykatës Speciale, mban takim informues në Gjilan

Kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova, do të mbajë sot aktivitet të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim në Gjilan. Kësh

Biden ‘i shqetësuar’ pasi Kina kryen stërvitje ushtarake rreth Tajvanit
Kurti: Kosova po përjeton rritje të jashtëzakonshme ekonomike, kemi hapur 10 mijë vende pune
“250 euro neto”/ Projektligji për pagën minimale, Kurti mbledh ministrat

Kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova, do të mbajë sot aktivitet të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim në Gjilan.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media, nga Dhomat e Specializuara.

“Kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova do të mbajë takim sot një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan, ku do të ndajë informacion rreth mandatit, punës dhe zhvillimeve aktuale në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK), si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të tyre”, thuhet në njoftimin e DHSK-së.

Në takim ftohen të marrin pjesë edhe gazetarët.

Ky takim ndërveprues organizohet në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Kamerat nuk lejohen, megjithatë, takimi do të transmetohet drejtpërdrejt në Youtube dhe të gjithë gazetarët do të marrin lidhjen në mënyrë që të kenë qasje të menjëhershme në video.

Në njoftim është bërë e ditur se fotografitë e takimit do t’u vihen në dispozicion mediave të interesuara, sipas kërkesës, pas takimit.

“Takimi do të mbahet në anglisht, me përkthim simultan në shqipe dhe serbishte. Në takim mund të merret pjesë fizikisht ose përmes platformës Zoom në internet. Edhe pjesëmarrësit që do ta ndjekin takimin përmes internetit do të kenë opsionin e përkthimit simultan si dhe mundësinë për të bërë pyetje”, thuhet në njoftim.