Kuotat e përballjes Feynoord – Drita, nënvlerësohen “Intelektualët”

HomeSport

Kuotat e përballjes Feynoord – Drita, nënvlerësohen “Intelektualët”

Sonte do të zhvillohen ndeshjet e radhës në rundin e dytë eliminator të garës më të re nga UEFA, Liga e Konferencës. Drita, nënkampionia e Kosovës

Munishi: Lufta sapo ka filluar, Gjilani është kuqebardh
Driton Kuka me mesazh emocionues pasi përfundon aventura e Kosovës në Tokio: Po më duket si në ëndërr me dy të arta, ne gëzohemi e qajmë së bashku
Paralajmërohet prishja e tenderit për stadiumin e qytetit në Gjilan

Sonte do të zhvillohen ndeshjet e radhës në rundin e dytë eliminator të garës më të re nga UEFA, Liga e Konferencës.

Drita, nënkampionia e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme në histori të klubit, pasi ka përballë gjigantin holandez, Feyenoordin në ndeshjen e dytë në Rotterdam, shkruan Demokracia.com.

Në përballjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” dy ekipit u ndan baras 0-0, andaj ndeshja e dytë do të jetë e zjarrtë.

Megjithatë, skuadra nga Gjilani është pa gjasa në këtë përballje, sipas kompanisë së madhe të basteve “bet365.com”.

Kuota për fitoren e Feyenoordit llogaritet 1.062, barazimi 11.00, ndërkaq për fitoren e Dritës në Holandë kuota është 21.00.

Sidoqoftë, Feyenoord – Drita fillon sonte nga ora 20:00.