Kur do të hapet aplikimi për 100 eurot, flasin nga Qeveria

HomeLajme

Kur do të hapet aplikimi për 100 eurot, flasin nga Qeveria

Qeveria e Kosovës më 12 prill mori vendim për ndarjen e një shume prej 100 euro për të gjithë pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit publik e p

Situatë e qetë në veri të Kosovës
Reagon Qendron Kastrati: Arrestimet e zyrtarëve komunal në Kamenicë janë politike
Shkenda Dubovës i vdes babai nga COVID-19

Qeveria e Kosovës më 12 prill mori vendim për ndarjen e një shume prej 100 euro për të gjithë pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit publik e privat si dhe personave në skemë sociale si ndihmë.


Kjo do t’i kushtoj buxhetit të vendit rreth 100 milionë euro dhe përfshinë mbi 800 mijë qytetarë.

Pensionistët si kategori e morën të parën 100 euroshin ndërsa me pagën e prillit pritet t’a marrin edhe punëtorët e sektorit publik.

Shumë shpejt pritet që të hapet aplikimi edhe për punëtorët e sektorit privat dhe për studentët. Kështu tha, Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë.

Ai theksoi se janë afër finalizimit të platformës për aplikim për shtesat e sektorit privat ndërsa do të ketë edhe njoftim për procesin e aplikimit.

“Jemi afër finalizimit të platformës për aplikim për shtesat e punëtorëve të sektorit privat. Shumë shpejt do të dalim me njoftimin dhe udhëzimet mbi procesin e aplikimit. Ndërkaq jemi duke punuar në platformën për shtesat për studentë. Edhe për këtë do të ju njoftojmë me kohë”, tha Kryeziu për Kallxo.com.