Kur ndërhyn KFOR’i në Kosovë?

HomeLajme

Kur ndërhyn KFOR’i në Kosovë?

Prezenca e ushtarëve të KFOR-it afër barrikadave në Jarinje e Bërnjak u bë lajm i javës në Kosovë. Mediet raportuan se misioni i NATO-s po merr

Bëhet i gjallë snajperisti më ‘vdekjeprurës’ në botë për të cilin u tha se u vra në Ukrainë
Kosovarët për pushime verore në Shqipëri, por sa turistë vinë nga atje gjatë dimrit në Kosovë
A do ta përdorni veturën më pak si pasojë e çmimit të derivateve

Prezenca e ushtarëve të KFOR-it afër barrikadave në Jarinje e Bërnjak u bë lajm i javës në Kosovë.

Mediet raportuan se misioni i NATO-s po merr situatën nën kontroll në pjesën e trazuar të vendit.

Mirëpo, kjo nuk ndodhi. KFOR-i vetëm shtoi patrullimet në këtë zonë.

E për ish-drejtorin e policisë, Rashit Qalaj, kjo nuk është e nevojshme pasi organet e rendit kanë aftësi të mbajnë situatën nën kontroll.

Gjatë kohës sa Qalaj drejtonte policinë, kishte pas operacione në veri të vendit, kur kanë intervenuar njësitet speciale të Kosovës.

Një nga këto aksione policore ishte në korrik të 2011 kur u vendosën policët dhe doganierët në pikat kufitare veriore. Në këtë operacion, humbi jetën polici Enver Zymberi, që u vra nga strukturat që kundërshtonin vendosjen e shqiptarëve në kufi me Serbinë.

Aksion por me përmasa më të vogla dhe pa dëme në njerëz u mor edhe në janar 2017, kur një tren u nis nga Beogradi për të përuruar linjën hekurudhore në veri të Mitrovicës. Policia u dërgua edhe për arrestimin e Marko Gjruriqit i cili kishte hyrë pa lejen e autoriteteve të Kosovës.

Por, reagim më i ashpër i serbëve ishte gjatë kësaj jave kur nisi zbatimi i reciprocitetit të targave me Serbinë. Shteti fqinj dërgoi trupa shtesë ushtarake në kufi dhe ngriti avionët luftarak në brezin kufitar.

Qalaj, shtoj se KFOR-i është përgjegjësi i tretë për të ruajtur sigurinë në Kosovë, ku i pari është policia e Kosovës i pasuar nga Eulexi.