Kur u rrit çmimi i ujit nëpër disa qytete të Kosovës?

HomeLajme

Kur u rrit çmimi i ujit nëpër disa qytete të Kosovës?

Prej 1 janarit të këtij viti kanë hyrë në fuqi tarifat e reja për metër kub uji në disa prej qyteteve të Kosovës. Ujin për një cent më shtrenjtë do

Kryeministri komenton armatosjen e Serbisë: Janë në panik, kanë frikë se mbesin të vetmua
Murati: Banka Botërore po e merr shembull Kosovën për menaxhimin e krizës energjetike
Aksion i Policisë në Shtërpcë, dyshohet për spiunazh

Prej 1 janarit të këtij viti kanë hyrë në fuqi tarifat e reja për metër kub uji në disa prej qyteteve të Kosovës.

Ujin për një cent më shtrenjtë do ta paguajnë në fund të këtij muaji konsumatorët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, KRU “Mitrovica”, ndërkaq ata të KRU “Bifurkacioni” do ta paguajnë dy centë më shtrenjtë, njofton Klan Kosova.

Sipas Autoritetit Rregullator të Ujit, rritje ka pasur vetëm në tarifat për ujin e pijshëm, shkaku i investimeve nga kompanitë e ujësjellësit, derisa në ato për ujin jo shtëpiak ka pasur ulje prej dy cent.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, një qytetar shpenzon rreth 90 litra ujë në ditë, apo 2.2 përqind të pagës mesatare në vendin tonë.